
Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Interit, me bardhezinjtë që kanë triumfuar 1-0. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër” që merr vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që në fund të sezonit të çon në Champions League.
Pas kësaj fitoreje shumë të rëndësishme Thiago Motta ishte mjaft i lumtur. Timonieri i Juventus u shpreh se ekipi i tij e meritonte, pasi skuadra e tij bëri gjtihçka siç duhet.
“Ne sigurisht patëm një energji të ndryshme në pjesën e dytë. E para ishte e vështirë kundër një kundërshtari shumë të fortë, por ndjeva se u treguam shumë respekt, u dhamë atyre shumë kohë në top.
Ne e dimë se ata kanë shumë cilësi dhe pëlqejnë të lëvizin, por nëse nuk i bëni presion, atëherë do të përfundoni duke luftuar. Kjo është diçka që ne e bëmë shumë më mirë në pjesën e dytë.
Objektivi im është të përmirësoj ekipin, të bëj mirë punën time dhe të jap maksimumin tim çdo ditë. Unë nuk e bëj punën time për të kënaqur dikë, e bëj për veten time sepse e di që jemi në rrugën e duhur. Më pëlqen ta shoh ekipin të përmirësohet, të luftojë, të punoj shumë dhe të luaj futboll të mirë për të fituar ndeshjen”, ka përfunduar timonieri i “Zonjës së Vjetër”.