
Miguel Gutierrez
Napoli kërkon me patjetër që edhe sezonin e ardhshëm të jetë konkurrent për titullin kampion në Itali. Kjo është treguar qartë edhe me afrimet që napolitanët kanë bërë në tregun e transferimeve.
Së fundmi, kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen me Miguel Gutierrez. Lajmin e bën të ditur Fabrizio Romano. Mbrojtësi anësor i majtë do të largohet nga Girona për t’u bashkuar me Napolin.
Kampionët e Italisë do të paguajnë 18 milionë euro plus 2 bonuse për ish-lojtarin e Real Madridit. Miguel Gutierrez do të jetë blerja e 7-të e Napolit në këtë merkato verore.
View this post on Instagram
Poll