
Enzo Le Fée
Enzo Le Fée do të jetë lojtari më i ri i Romës. Mesfushori francez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në vendlindje me ekipin e Rennes, për të nisur një të re në Itali.
Akordi mes klubit të Romës dhe lojtarit kishte ditë që ishte arritur, ndërsa ditën e sotme ka patur dakordësim edhe me Rennes. Këta të fundit do të përfitojnë 23 milionë euro nga shitja e Le Fee.
Enzo Le Fée shihet nga drejtuesit e Romës si i duhuri për të përforcuar repartin e mesfushës. Teksa ky është transferimi i parë për Romën që kur Daniele De Rossi mori rolin e trajnerit.
Poll