
Kristjan Asllani, Inter
Piotr Zielinski do të jetë futbollisti më i ri i Interit. Lajmi që qarkullon prej javësh në Itali, konfirmohet nga Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar, në intervistën pas fitores 3-0 ndaj Lihtenshtejn, u shpreh se zikaltërit po presin ardhjen e polakut që do t’i ndihmojë në sezonin e ri.
“Ne po e presim Zielinskin. Është lojtar teknik, shumë i mirë dhe do të na ndihmojë shumë. Po e presim në ekipin tonë", u shpreh Asllani.
Zielinski është një ikonë e Napolit teksa ka luajtur plot 364 ndeshje me të kaltrit duke shënuar 51 gola e 46 asiste, ndërsa ka fituar edhe titullin kampion sezonin e vjetshëm.
Poll