Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Lojtarët e Italisë janë të fortë”, Kristjan Asllani i motivuar: Shpresoj të asistoj

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët e Italisë janë të fortë”,
 

Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor. Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0.

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushori i kuqezinjve u pyet dhe për ndeshjen me Italinë, pasi atje njeh një pjesë të mirë të grupit.

"Po të më bëjnë disa pyetje për lojtarët e Italisë përgjigjem. Të gjithë i njohim, janë të fortë. Objektivi të arrijmë sa më mirë dhe po përgatitemi.

Shpresoj të arrijmë sa më mirë te ajo ndeshje si staf, po pati nevojë për ndonjë asist shpresoj ta bëj.

E dijmë se Europiani nuk vjen çdo vit. Kemi arritur këtu me shumë dëshirë. Dhe këto ndeshje na duhen. Do përgatitemi për Italinë.

Jam 22-vjeç, sa herë të më jepet shansi të hy në fushë duhet të jap diçka. Kam pasur shumë okazione këtë vit, shpresoj Sylvinhon që më ka futur në fushë dhe pak minuta. Unë do vazhdoj dhe pastaj çfarë të dalë shohim.

Këtë vit erdhi dhe goli i parë(me Interin), kam pasur raste vjet dhe nuk i kam shfrytëzuar. Këtë vit kam hyrë mirë dhe jam bërë shumë shok dhe jashtë fushe.

Ne po e presim Zielinskin. Është lojtar teknik dhe po e presim në ekipin tonë", u shpreh Asllani.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga