Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Të sapongjitur në elitë, ekipi italian pranë transferimit të Kampionit të Botës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Të sapongjitur në elitë, ekipi italian pranë
Klubi i Comos

Edhe pse sapo janë ngjitur në elitën e futbollit italian, pra në Serie A, klubi i Comos ka nisur vrullshëm merkaton. Mesa duket Cesc Fabregas një nga figurat e njohura të stafit të ekipit, nuk mendon vetëm mbijetesën, por objektivat madhorë.

Për të arritur këto të fundit duhen patjetër emra të mëdhenj, dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën po punohet.

Kampioni i Botës me Francën në vitin 2018, është shumë pranë transferimit te Como në Serie A. Mbrojtësi francez që pas largimit nga Manchester United është një lojtar i lirë, është në bisedime me italianët.

Ditën e sotme ka patur një takim kokë më kokë mes tij dhe Cesc Fabregas, teksa orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Në rast se ky transferim do të kryhej, kalimi i 31-vjeçarit te Como do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga