Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Kristjan Asllani “buzëqesh”, mesfushori i Interit gati të shkëmbehet “kokë më kokë” me Federico Chiesan

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kristjan Asllani “buzëqesh”, mesfushori i Interit
Kristjan Asllani, Davide Frattesi dhe Federico Chiesa

Federico Chiesa është zyrtarisht në merkato. Trajneri i Juventusit, Thiago Motta bëri të ditur se italiani nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, me Chiesan që është në kërkim të një ekipi të ri.

Në Itali bëjnë me dije se Interi ka intersim serioz për të siguruar shërbimet e sulmuesit italian. Madje, klubi zikaltër është gati që të shkëmbejë kokë më kokë Frattesin me Chiesan, që ky i fundit të vishet zikaltër.

Davide Frattesi do ta ketë shumë të vështirë të jetë titullar te Interi, ndërsa te “Zonja” vendi në 11-she duket më i lehtë për t’u arritur. Në këtë situatë, Frattesi nuk do ta refuzonte një kalim në Torino.

Ky do të ishte një lajm i mirë edhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin. Ky i fundit do të kishte më shumë mundësi aktivizimi në rast se Interi do të largonte një mesfushor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga