Portieri Arijanet Muriç është shumë pranë transferimit te Juventusi, ky është titulli i minutave të fundit nga “Tuttsport”. Kartoni i shqiptarit të Kosovës i përket Ipswich Town në Championship, ndërsa është i huazuar te Sassuolo në Serie A.
“Zonja e Vjetër” kërkon siguri në katërkëndësh dhe kanë gjetur alternativën ideale, fjala është për Muriçin. 27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa ka bërë proges të madh te Sassuolo në Itali, vlera e të cilit sipas “Transfermarkt” është 7.5 milionë euro.
Muriç në karrierë ka fituar Premier League me Manchester City, ndonëse jo në pozitë protagonisti. Superliga turke nuk ka qenë “terren i pashkelur” për të, në 2021-2022 te Adana Demirspor.
