Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Jo vetëm Alen Sherri, një tjetër portier shqiptar drejt Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jo vetëm Alen Sherri, një tjetër portier shqiptar
Diant Ramaj, ©Credits instagram.com/diant_ramaj

Ekipet e Serie A mesa duket janë ‘dashuruar’ me portierët shqiptarë. Pasi Cagliari transferoi Alen Sherrin, një tjetër ekip italian tashmë është vënë në gjurmët e një portieri shqiptar.

Bëhet fjalë për Diant Ramajn. Portieri shqiptar që aktualisht aktivizohet me Ajax, nuk po merr minutat e dëshiruara në Holandë. Në këto kushte, Genoa është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit.

Me Martinez të cilin e shitën te Interi, Genoa e sheh Ramajn si përforcimin ideal për portën. Në krahun tjetër, Ajax është gati ta shesë portierin që ka luajtur për kombëtaren e moshave të Gjermanisë, por nuk do ta lërë të lirë për më pak se 20 milionë euro.

Pritet të shihet nëse ky operacion do të jetë i suksesshëm dhe a do të jetë Ramaj portieri i dytë shqiptar që i bashkohet kampionatit italian në këtë merkato verore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga