Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Interi harron “çështjen” Asllani, fokusohet te ylli i Bundesligës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Interi harron “çështjen” Asllani, fokusohet
Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit

Interi i ka ndezur “motorrët” në merkato, duke hedhur “grepat” drejt lojtarëve me peshë në fazën ofensive. Dy emrat më të përfolur gjatë këtyre ditëve të fundit janë Lookman dhe Granit Xhaka. Me të parin edhe pse klubi ka marrëveshje, Atalanta nuk ka ndërmend t’a leshojë lehtë, ndërsa e ardhmja e Xhakës është e nderlikuar, pasi aludohet se ai ka vendosur të qendrojë të paktën edhe për një sezon tjetër në Bundesligë me “Aspirinat”.

Emri më i “freskët” është Xavi Simons. “TMW” thekson se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes zikaltërve dhe palës së talentit holandezë. Kontrata e 22-vjeçarit me Leipzig është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i holandezit shkon deri në 70 milionë euro.

E ardhmja e Asllanit kishte marrë hov, por duket se tani fokusi i Inerit ka kaluar në të tjera drejtime. Bordi ia bëri të qartë mesfushorit shqiptar se nuk ka më vend në planet e trajnerit Cristian Chivu, por deri tani nuk ka një destinacion të sigurtë në lidhje me sezonin e ri.       

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga