
Jobe & Jude Bellingham
Jobe Bellingham është shumë pranë transferimit në kampionatin italian. Vëllai i yllit të Real Madrid, Jude Bellingham është shumë pranë transferimit te Lazio.
Klubi italian është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Bellingham. Ky i fundit ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Sunderland në Championship, për të nisur një të re në kryeqytetin italian.
Drejtuesit e Lazios e shohin Bellingham si përforcim ideal. 18 vjeçari mund të luajë në rolin e fantazistit, sulmuesit të krahut dhe atij kryesor. Në këtë mënyrë, me 15 milionë euro, Lazio do të përforconte disa reparte.
Poll