Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

E “bombardojnë” me pyetje për të ardhmen, Stefano Pioli: Pritët shumë, prisni dhe pak

Shkruar nga NEWSPORT
E “bombardojnë” me pyetje për të ardhmen, Stefano
Stefano Pioli

Stefano Pioli kohët e fundit është kthyer në personazhin më të folur të momentit për shkak të ardhmes së tij. Timonieri i kuqezinjve është gjithëmonë e më larg Milan, me palët që pritet të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Në konferencën për shtyp në të cilën Pioli ishte i pranishëm për të folur për sfidën me Genoan që do të luhet ditën e nesërme, ishte në shënjestër të pyetjeve për të ardhmen. 58-vjeccari “driblon” bukur ccdo pyetje që i bëhet mbi largimin nga Milan, zërat për Napolin dhe marrëdhënia me drejtuesit e kuqezinjve.

Zërat për të ardhmen? Detyra ime nuk është e komplikuar, kanë mbetur edhe 4 ndeshje. Është e vërtetë që jashtë flasin për gjithçka përveç ndeshjeve, por jo. Ne kemi një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Pastaj do të shohim të ardhmen në fundi i kampionatit.

Si është marrëdhënia me drejtuesit e Milan? Zlatan dhe Moncada ishin këtu dje. Marrëdhëniet mes drejtuesve kanë qenë gjithmonë të mira dhe do të jenë të tilla edhe në fund të kampionatit, edhe kur flasim për të ardhmen tonë.

Napoli? Pa merak kemi katër ndeshjeve të ardhshme. Në fund të kampionatit do të takoj klubin dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë.

Ofertat nga klubet e tjera? Pritët shumë, prisni edhe pak për të folur për të ardhmen. Puna nuk ka mbaruar. Mund të shkruani, nuk mund t'i kontrolloj thashethemet dhe as nuk dua. E vërtetë është se kam edhe një vit kontratë me Milanin dhe se nuk do të flas me asnjë klub tjetër derisa të jem nën kontratë.

Një vit pushim? E di që e keni të vështirë të më besoni dhe e kuptoj nga pamja juaj, por nuk jam duke menduar për të ardhmen time. Më pas do të vendosim. Do të takohemi me klubin në fund të kampionatit dhe më pas do të vendosim se çfarë të bëjmë”, ka përfunduar Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga