Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Duhet të shkarkohet”, Cassano sulmon Thiago Mottan: Edhe nëse fiton Serie A, nuk do të ndryshojë asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të shkarkohet”, Cassano sulmon Thiago Mottan: Edhe
Antonio Cassano

Eliminimi i Juventusit nga Champions League dhe Kupa e Italisë ka bërë që Antonio Cassano të shpërthejë kundër trajnerit Thiago Motta. Ish-futbollisti italian u shpreh se Motta duhet të shkarkohet nga detyra e trajnerit te “Zonja e Vjetër” dhe se do i qëndronte këtij mendimi edhe nëse bardhezinjtë do të fitonin Serie A.

“Për mua Thiago Motta duhet të largohet. Mund të fitojë edhe Serinë A, por nuk ndryshon asgjë. Nuk mund të fshish të gjithë muajt katastrofik të mëparshëm. Me blerjet e bëra në verë, prisja situatë tjetër. Shumë lojtarë janë zhvlerësuar, nuk ka asnjë ide për futbollin, asnjë përmirësim.

Edhe nëse do të rrinte dhe do të fitonte Serinë A këtë sezon, do të thosha se ishin të tjerët shumë të neveritshëm që e lanë kampionatin në duart e Juventusit, jo se ishte merita e Juventusit.

E shoh gotën krejtësisht të zbrazur këtë herë, klubi ka bërë investimi të shkëlqyera, por trajneri ishte katastrofë. Për shembull nuk e kuptoj sesi lë Thuram në stol që për mua është lojtari më i mirë te Juventusi. Shpeshherë nis që të mendoj se çfarë i kalon në kokë këtij trajneri, nuk e kuptoj dot fare”, u shpreh Cassano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga