
Fabio Capello
Në orën 20:45 dueli Milan – Napoli do të “paralizojë” Italinë. Ekipet do të sfidohen mes tyre në “San Siro” në kuadër të javës së 5-të të Serie A.
Në prag të kësaj përballjeje, e cila pritet të jetë e luftuar ka folur ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello. Ky i fundit shprehet shumë kurioz për të parë kampionët aktualë përballë një Milani që duket në formë të mirë fizike.
“Do të jem në stadium per Milan-Napoli. Jam kurioz të shoh nëse Napoli mund ta mbajë ritmin kuqezi, gjë që nuk ka ndodhur gjithmonë në këto ndeshjet që kam parë të ekipit te Conte-s me ekipe të tjera. Kjo gjithashtu sepse Milani duket se është në formë të mirë fizike dhe atletike sipas meje”, ka theksuar Capello.
Poll