Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dueli me Juventusin, De Rossi: Allegri ka bërë historinë e futbollit italian, Dybala do të luajë

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Juventusin, De Rossi: Allegri ka bërë historinë e
Daniele De Rossi

Roma dhe Juventusi ditën e nesërme do të përballen mes tyre në kampionat. Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren për të “blinduar” pozitat e tyre në tabelëën e klasifikimit.

Kështu verdhekuqtë e Daniele De Rossit pas humbjes në Europa League me Bayer Leverkusen do të synojnë fitoren ndaj “Zonjës së Vjetër’ pë të mos rrezikuar Champions. Timonieri italian ka folur para kësaj sfide, ndërsa do të kishte lëvdata për Allegrin. Ndër të tjera foli edhe për Dybalan, ku argjentinasi do të jetë i gatshëm pasi ndehet mirë.

“Ai gëzon respektin tim, ka bërë historinë e futbollit italian dhe vazhdon të drejtojë ekipin në nivele të larta. Ndjej simpati për të sepse luajti me babanë tim. Ne kemi nevojë për një tjetër performancë të jashtëzakonshme.

Kemi alternativa në sulm, disa lojtarë i konsideroj të domosdoshëm për ne. Dybala, për sa kohë është mirë, do ta lë të luajë. Ai nuk është aq i shpejtë sa Frimpong, por ai është thelbësor për ne. Është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe unë ndoshta insistoj shumë. Të shohim nëse kam të drejtë”, ka theksuar timonieri i Romës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga