Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Do të luajnë ndaj Napolit në gjysmëfinale të Superkuës, te Milani “qajnë e qeshin”

Shkruar nga NEWSPORT
Do të luajnë ndaj Napolit në gjysmëfinale të
Milan

Milani do të luajë në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë me Napolin, me kuqezinjtë që do të tentojnë fitoren për të arritur në finalen e madhe.

Duel ky që do të luhet te enjten në mbrëmje në Riad dhe përpara kësaj sfide, Masimiliano Allegri ka marrë lajme të mira. Liderët e skuadrës janë rikuperuar dhe mund të japin kontributin e tyre ndaj napolitënëve.

Youssouf Fofana dhe Rafael Leao janë grumbulluar për Superkupën e Italisë, edhe pse nuk janë në 100%. Të dy lojtarët mund të marrin minuta, me shumë gjasa në pjesën e dytë, pasi stafi nuk dëshiron të rrezikojë që në start.

Por do të ketë edhe mungesa për kuqezinjtë. Në këtë gjysmëfinale do të mungojnë Santiago Gimenez dhe Matteo Gabbia, të dy të dëmtuar dhe do të bëjnë terapi intensive për t’u rikthyer sa më shpejt në ekip.

Poll

Lexo gjithashtu