Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Çdo detaj është thelbësor”, Simone Inzaghi: Në derbi ke energji të paparashikueshme, do jemi një Inter i veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
“Çdo detaj është thelbësor”, Simone Inzaghi:
Simone Inzaghi

Interi dhe Milan do të përballen mbrëmjen e nesërme mes tyre në derbin e parë të këtij sezoni. Një duel që do të startojë në orën 20:45 dhe ky vihen përballë dy ekipet më me rivalitet në Serie A.

Para derbit për mediat ka folur trajneri Simone Inzaghi. Ky i fundit thekson se të dyja skuadrat kanë shpenzuar energji në mesjavë, por derbet janë sfida ndryshe dhe lojtarët kanë energji që as vetë ata nuk e dinë nëse i zotërojnë. Ndaj Milan do të jetë një Inter i veçantë , teksa sipas Inzagjit çdo detaj në këtë sfidë është thelbësor.

“Kemi ende shumë për të dëshmuar. Sezoni sapo ka filluar, nuk duhet të mendojmë për derbet e kaluara sepse nuk sjellin pikë apo gola. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje me vendosmëri të madhe sepse derbet shkojnë përtej parashikimeve dhe çdo detaj do të jetë thelbësor.

E dimë çfarë loje do të gjejmë. Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson derbi për ne, për klubin, për tifozët tanë. Do të duhet një Inter i veçantë, sepse pas ndeshjes që luajtëm në Evropë shpenzuam shumë energji fizike dhe mendore. Por ndonjëherë në ndeshje si derbi gjen energji që as e kishe menduar se e kishe.

Do të luajmë kundër një ekipi që ka lojtarë të shkëlqyer. Milani luajti një ndeshje të shkëlqyer kampionati kundër Venezias, por në vend që të mendoj për Milanin, unë mendoj për ekipin tim", ka deklaruar timonieri i zikaltërve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga