Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dikur bënte “namin” me Partizanin, ish-sulmuesi i “Demave” protagonsit në Serie A: Jam i lumtur që bëj diferencën nga stoli

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur bënte “namin” me Partizanin, ish-sulmuesi i
Ekuban, Como - Genoa

Caleb Ekuban është rikthyer në skenë pasi mbrëmjen e djeshme la gjurmë në Serie A. Ish-sulmuesi i Partizanit realizoi gol dje ndaj Comos në barazimin e Genoas me shifrat 1-1 në transfertë.

Në ndeshjen e dytë të këtij sezoni, Ekuban gjeti golin në Serie A dhe ishte tepër i lumtur, siç konfirmoi pas ndeshjes me Comon. “Jam i lumtur që trajneri ka një respekt kaq të lartë për mua. E di që duhet të vazhdoj kështu dhe t’ia shpërblej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kur shkoj në nxemje, i jap trupit tim një kontribut. Përpiqem t’ua transmetoj energjinë e nevojshme shokëve të ekipit dhe jam shumë i lumtur nëse kjo shndërrohet në një rezultat pozitiv.

Ndonjëherë nuk e provon veten si titullar. Jemi një ekip i fortë dhe trajneri po planifikon të bëjë rotacione të lojtarëve bazuar në ndeshjet që kemi. Jam i lumtur që mund të bëj diferencën edhe kur vij nga stoli”, shprehej Ekuban.

 

Poll

Lexo gjithashtu