Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Derbi që do të hyjë në historinë e futbollit italian, Interi kërkoj yllin e dytë në fanellë përballë Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi që do të hyjë në historinë e futbollit italian,
Inter - Milan

Dy skuadra, një qytet i tërë është në këmbë për një derbi që mund të hyjë në historinë e futbollit italian. Sot në mbrëmje, në një “San Siro’ të stërmbushur  do të marr skenën një nga ndeshjet më të rivalizuara në historinë e futbollit. Milan dhe Inter do të përplasin “brirët” për fitoren e cila veln më shumë se 3 pikë, vlen për një prestigj, krenari dhe moral.

Nga njëra anë është Interi , i cili në rast fitoreje do të fitonte matematikisht yllin e dytë në fanelën 5 javë para fundit dhe do të shijonte akoma më shumë në derbi përballë rivalëve të përjetshëm.

Nga ana tjetër është Milani , i cili u largua me “kocka” të thyera nga Europa League, teksa do të bëjë gjithçka për të shtyrë festën e Interit. Një duel spektakolar dhe nëse tituli festohet në derbi do të ishte i pari në historinë e futbollit italian që ndodh në këtë mënyrë.

Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi me siguri do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tyre dhe tashmë misioni është i qartë, fitorja është e vetmja zgjidhje. Kuqezinjtë do të synojnë rikthimin te fitorja në derbi, pasi kanë humbur 5 të fundit.

Fitorja e fundit e Milan në derbi është më 3 shtator 2022. Në “San Siro” kuqezinjtë kanë një motiv më shumë për të luajtur, të shtyjnë festën e zikaltërve. Në orën 20:45 të gjithë do të mbajnë "frymën, ku "San Siro" do të gumëzhijë nga spektakli mes Milanit dhe Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga