Inter dhe Milan po mendojnë të forcojnë mbrojtjen në janar për të forcuar ambiciet për titullin. Të dy klubet synojnë të sjellin një qendërmbrojtës të fortë, që të jetë pikë referimi si për sezonin aktual, ashtu edhe për të ardhmen.
Sipas raportimeve të “Bild”, profili që po diskutohet më shumë dhe po ndez një lloj “derbi transferimesh” mes dy ekipeve është Kim Min-Jae. Ish-qendërmbrojtësi i Napolit, aktualisht te Bayern Munich, shihet si një përforcim kyç për mbrojtjen e Interit dhe Milanit.
Kim Min-Jae ka një kontratë afatgjatë me Bayern, që e lidh me klubin gjerman deri në vitin 2027. Klubi bavarez pritet të kërkojë një shumë të konsiderueshme për ta shitur, duke e bërë transferimin një sfidë financiare për të dy klubet italiane.
