
Scamacca
Gianluca Scamacca i pafart, me sulmuesin që pëson një dëmtim të rëndë në miqësoren që Ataanta zhvilloi ditën e djeshme me Parmën. 25-vjeçari ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë.
Kjo “trondit” stafin bergamask pak ditë para startit të sezonit të ri. Italianit pritet që ditën e sotme t’i nënshtrohet operacionit. Ky dëmtim kërkon kohë për t’u rikuperuar dhe pritet që lojtari të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2025, ende nuk ka një muaj fiks.
Në këto kushte drejtuesit tashmë do të hidhen në “sulm” për të gjetur një tjetër sulmues për të zëvendësuar 25-vjeçarin. Bergamaskët po negociojnë me Nico Gonzalez nga Fiorentina, i cili mund të përdoret nga Gasmerini edhe si numër 9 fals.
Poll