
Sergio Conceicao
Milan do të përballet me Juventusin në Riad duke nisur që nga ora 20:00. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë fitoren për të nisur siç duhet 2025, takim i vlefshëm për Superkupën e Italisë.
Ndërkohë në stol te Milan do të debutojë Sergio Conceicao. Për të do të jetë “malore” pasi do të vuajë mungesën e lojtarëve të rëndësishëm. Ndaj “Zonjës së Vjetër” nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Raphael Leaos.
Portugezi ka theksuar se Leao nuk është i gatshëm, pasi po vuan për shkak të një dëmtimi. Në këtë mënyrë timonieri i Milan duhet të bëjë gati planin B për këtë sfidë, ku kërkohet trofeu i Superkupës së Italisë.
Poll