
Napoli u mposht ditën e sotme nga Como në transfertë me shifrat 2-1 në javën e 26-të të Serie A. Kjo bëri që napolitanët të zbrisnin nga kryesimi i kampionatit për t’i liruar vendin Interit.
Zikaltrit tashmë gjenden në vendin e parë të klasifikimit me një pikë më shumë se ekipi i Contes. Megjithatë, kjo gjë nuk tremb presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili është shprehur pak më parë në “X”.
“Një pikë më pak se Interi nuk duhet të na trembë. Ne jemi një ekip i madh, me një trajner të madh. Ne jemi Napoli. Forca Kapiten! Forca djema!”, shprehet presidenti i Napolit.
Non è un punto in meno dall'Inter che ci deve spaventare. Noi siamo una grande squadra, con un grande Allenatore. Noi siamo il Napoli. Forza Capitano! Forza Ragazzi!
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) February 23, 2025