Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

 De Biasi analizon javët e para të Serie A: Torino një surprizë e bukur, më pëlqen qetësia e Vanolit

Shkruar nga NEWSPORT
 De Biasi analizon javët e para të Serie A: Torino një
Gianni de Biasi

Gianni de Biasi është rikthyer të flasë për futbollin italian, kryesisht për Serie A, e cila me sfidën e sotme Atalanbta – Como do të mbyllë javën e 5-të të saj. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka analizur ecurinë e skuadrave në këto javët e para.

Torino sipas tij është surpriza e këtij sezoni, pasi skuadra torineve vazhdon të kryesojë në Serie AA. Gjithashtu ka theksuar se qetësia që ka trajneri i Torinos, Paolo Vanoli i pëlqen shumë. De Biasi thekson se Torino me pak më shumë punë do të jetë pjesë e Kupave të Europës.

“Torino një surprizë e madhe dhe surprizat kur janë pozitive japin gjithmonë kënaqësi dhe ndjesi të mira. Jam i lumtur për klubin dhe tifozët, si dhe për trajnerin që gjeti menjëherë mënyrën e duhur për të afirmuar vlerën e skuadrës.

Më bën përshtypje qetësia me të cilën Paolo Vanoli e përballoi këtë mision . Të jesh në Torino është ndryshe nga të qenit në Venecia. Megjithatë, ai ka moshën dhe përvojën e duhur, kjo është forca e tij. Ai ka ndikuar në mjedis me një qetësi të madhe, pa e tepruar me deklaratat por me kulturën e punës që vjen me të.

Rikthim në Kupat e Europës? Shpresoj se po... Për tifozët e Toros dhe për të gjithë. Nuk e di nëse do të jetë kështunë planin. Por Torino me pak më shumë cilësi, pak më shumë përvojë, pak entuziazëm dhe mund të jetë pas disa vitesh mungesë në Europë.

Juventusi dhe Napoli janë dy nga kandidatët për të sfiduar Interin për Scudetton. Milani dje bëri mjaft mirë, duke treguar shpirt gare dhe “hakmarrjeje” Më erdhi mirë për trajnerin, i cili ishte në shënjestëër.

A është nënvlerësuar Fonseca? Nuk e di... nuk e njoh dhe aq mirë, por mendoj se ka eksperiencën e duhur, e sheh pak jashtë kontekstit, ndonjëherë ka hezitime edhe me gjuhën por ndoshta çdo gjë e ka mirë ”, ka deklaruar ish-timonieri i kombëtares shqiptare.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga