
Alessandro Buongiorno
Napoli po përgatit një ofertë të re për të firmosur me Alessandro Buongiorno. Kontaktet direkte me Torinon do të zhvillohen këtë javë me napoletanët që duan të avancojnë e ta mbyllin këtë marrëveshje.
Oferta e Napolit pritet të jetë rreth 35 milionë euro oër qendërmbrojtësin italian. 22-vjeçari shkëlqeu këtë sezon me Torinon duke siguruar vendin e titullarit e duke ndihmuar ekipin të mbyllë kampionatin në mesin e artë të tabelës.
Trajneri Antonio Conte ka dhënë pëlqimin e tij për lojtarin i cili pritet të jetë partneri i ri në mbrojtje për Amir Rrahmanin.
Poll