Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Chiesa në dalje, Thiago Motta dëshiron me çdo kusht yllin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Chiesa në dalje, Thiago Motta dëshiron me çdo kusht yllin
Jadon Sancho

Federico Chiesa është gjithnjë e më larg Juventusit. Sulmuesi italian me shumë mundësi do të mbyllë aventurën në Torino, për të nisur një të re, me Romën që është një nga ekipet më të interesuara.

Me largimin e Chiesa që Thiago Motta nuk e kishte në planet e tij për sezonin e ardhshëm, tekniku italian u ka shprehur drejtuesve të Juventusit dëshirën për zëvendësuesin.

Jadon Sancho është i preferuari i Thiago Mottas, me italianin që e dëshiron me çdo kusht te Juventusi. Sulmuesi anglez shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv, teksa pritet të nisin edhe kontaktet e para mes klubit italian dhe kampit të futbollistit.

Megjithatë, lojtari është në kontratë me Manchester United deri në vitin 2026. Kjo mund të bëjë që “Djajtë e Kuq” të kërkojnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë 24 vjeçarin. Pritet të shihet nëse “Zonja e Vjetër” do ta përfundojë me sukses këtë operacion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga