Massimiliano Allegri - Antonio Cassano
Antonio Cassano ka kritikuar së fundmi lojën që Massimiliano Allegri ka injektuar te Milan. Ish-futbollisti i kuqezinjve është shprehur se Allegri po bën lojë m*ti dhe të turpshme.
“Unë nervozohem sepse pastaj më duhet ta fyej. Unë shoh zero anë pozitive te Allegri. Do të thoni që është i pari në klasifikim, por e kam thënë që edhe mund të fitojë titullin e nuk më plas fare.
Përjashto ndeshjen me Udinese, po bën disa ndeshje m*ti. Me Interin 60 minutat e parë dhe me Lacion ishin gjëra për t’u turpëruar”, tha ndër të tjera ish-futbollisti, Antonio Cassano.
Poll
