Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Cassano nuk kursen elozhet për Pulisic: Më i miri i derbit, te Milani ka gjetur veten

Shkruar nga NEWSPORT
Cassano nuk kursen elozhet për Pulisic: Më i miri i derbit, te Milani
Antonio Cassano - Christian Pulisic

Christian Pulisic është padyshim një nga pikat më të forta të Milanit këtë sezon. Sulmuesi amerikan ishte një nga më të mirët në derbin kundër Interit, duke shënuar golin e parë në fitoren 1-2.

Pikërisht për ndikimin e tij te “Djalli” dhe formën e mirë që po kalon, ka folur ish-fantazisti i Milanit, Antonio Cassano. Ky i fundit thotë se Pulisic është një lojtarë i vërtetë dhe me vendosmëri.

“Goli i tij në derbi ishte vendimtar për fatin e ndeshjes. Ai është një lojtarë i vërtetë që vrapon për 90 minuta, ka vendosmërinë e duhur dhe nuk e kursen kurrë veten. Te Dortmundi tregoi talentin, te Chelsea pati vështirësi, ndërsa te Milani gjeti veten. Në derbi ishte i mrekullueshëm”, tha Cassano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga