
Hakan Calhanoglu po kalon një formë mjaft të mirë, teksa është kthyer në një nga pikat kyçe për skuadrën e Interit. Mesfushori turk ka folur së fundmi për këtë sezon të zikaltërve dhe dëshiron shumë që të shpallen kampion në derbin përballë Milanit.
Gjithashtu, Calhangolu nuk harron as festën e Milanit në 2022-shin, kur kuqezinjtë u shpallën kampion. Ai ishte një nga kryesorët që u ‘thumbua’ gjatë festimeve të ish-shokëve të tij. Turku thotë se do të ruajë qetësinë, edhe pse para 2 vitesh u vu nën shënjestër.
“Do të ishte çmenduri të fitonim titullin në derbi, pikërisht në stadiumin e mbushur kuqezi. Do të përpiqem të ruaj qetësinë sigurisht, pasi dy vite më parë vuajta shumë faktin që u vura në shënjestër. Megjithatë mbi të gjitha shpresoj që të jetë një derbi i bukur, të vendoset nga fusha dhe që festimet të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Hakan Calhanoglu.