
Milan
Loftus-Cheek rikthehet në stërvitje. Ky është një lajm i mirë për skuadrën e Milanit. Trajneri Sergio Conceiçao do të ketë në dispozicion mesfushorin në ndeshjen e radhës me Comon.
Ai u pa në stërvitje një javë më parë, por kishte përsëri një rikthim të lehtë të dëmtimit. Pas stërvitjes së sotme u konfirmua se 29-vjeçari tashmë mund të luajë i qetë në përballjet e radhës me Milanin.
Që nga drejtimi i tij me “djallin”, Conceiçao do të ketë për herë të parë të gjithë lojtarët e mesfushës, që nënkupton një lojë më të bukur për kuqezinjtë.
Poll