Kevin De Bruyne ka mbyllur vitin. Dëmtimi që pësoi në ndeshjen përballë Interit është tepër serioz dhe mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave të paktën për 3-4 muaj.
Sipas klubit italian, testet mjekësore zbuluan një këputje të muskulit në kofshën e djathtë. Dëmtim ky, që kërkon rehabilitim të gjatë dhe kujdes të veçantë për rikthimin në formë.
De Bruyne pritet të jetë mungesë e rëndësishme edhe për Belgjikën. Përfaqësuesja belge do të luajë në nëntor dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Belgjika do të luajë më 15 nëntor në transfertën e Kazakistanit, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë Lihtenshtejnin në shtëpi. Dhe mesfushorit të Napolit, pritet t’i ndihet mungesa në fushë.
