Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Bëmë ndeshje të madhe”, Simone Inzaghi pas fitores me Atalantën: Titulli? Ka ende ndeshje deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë ndeshje të madhe”, Simone Inzaghi pas fitores
Simone Inzagi

Interi arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës mbrëmjen e djeshme. Zikaltërtit triumfuan 2-0 ndja bergamaskëve, në një sfidë mjaft të luftuar, ku u dhanë edhe 2 kartonë të kuq.

Pas këtij triumfi ndaj një rivali direkt për titull ka folur Simone Inzaghi. Ky i fundit thekson se skuadra e tij bëri një ndeshje të madhe, ndërsa sa i takon titullit ka ende shumë ndeshje drejt fundit.

“Si trajner, jam shumë i lumtur nga paraqitja dhe mbi të gjitha nga rezultati. Erdhëm këtu me personalitet, por ndeshjen duhet ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Na e mohoi shtylla dhe goli i anuluar për Lautaro. Fratezzi pati rast. Por erdhëm për të luajtur ndaj një Atalante në formë dhe në një moment të shkëlqyer. Nuk i lamë shumë terren një ekipi që kishte 63 gola. Ende nuk kemi bërë asgjë, por këta djem meritojnë komplimente. Kisha 6-7 lojtarë të dëmtuar, por me këtë shpirt që kanë të tjerët, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Titulli? Kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj Atalantës. Në këto javë kam lexuar shumë gjëra, por kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim. Ishim në fundin e një cikli të tmerrshëm me ndeshje, por jam i kënaqur. Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund, por nuk kam çfarë t’u kërkoj këtyre djemve”, ka theksuar timonieri italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga