Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bayern Munich dhe Arsenali hapin “thesin” për supertalentin e Milanit, “dera” e fundin kalon përmes Igli Tares

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich dhe Arsenali hapin “thesin” për supertalentin e
Milan

Mbrojtësi i Milanit Davide Bartesaghi po zhvillon sezon fantastik me Milanin. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ka treguar maturi dhe qetësi në prapavijë.

Në Serie A këtë sezon, Bartesaghi ka zhvilluar 11 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe 2 gola, “nuhatës” goli, pavarësisht detyrës si mbrojtës. Futbollisti në fjalë konsiderohet nga specialistët e futbollit apo legjendat italiane si e ardhmje e mbrojtjes “Axurre”.

Kjo rritja drastike e Bartesaghit është diktuar edhe në vlerë, nga 3 në 18 milionë në harkun e 2 muajëve, e frikshme. Bayern Munich dhe Arsenali janë gati t’i plotësojnë “tekat” Milanit për të transferuar mbrojtësin që në merkaton e janarit sipas gazetarit sportiv Ekrem Konur.

Bavarezët kërkojnë opsion premtues në qendër, përkrahë Tah, ndërsa “Topçinjtë” të rrisin konkurrencën në prapavijë.

Edhe pse e ka profilin natyral si mbrojtës i majtë, Bartesaghi mund të luajë pa problem në qendër. “Dera” e fundit për të arritur te talenti i “Djallit” është drejtori sportiv Igli Tare.         

Poll

Lexo gjithashtu