Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ausilio dhe Interi ndjekin ish-talentin e Realit, gati “dhurata” për teknikun Inzaghi

Shkruar nga NEWSPORT
Ausilio dhe Interi ndjekin ish-talentin e Realit, gati “dhurata”
Nico Paz

Ish-talenti i Real Madrid, Nico Paz mund të jetë përforcimi i parë i Interit në merkaton e verës. Paraqitjet e djaloshit 20-vjeçar në Serie A me Comon kanë bindur drejtuesit e klubit zikaltër.

Siç raportojnë mediat italiane, Paz ka disa kohë që është në fokusin e drejtorit i Interit, Piero Ausilio. Talenti i Comos mund të inkuadrohet në fushën e lojës si  mesfushor qëndror dhe i avancuar, role që janë kyçe në skuadrën e Inzaghit. 

Kampionët e Italisë dhe ekipi i Comos pritet të nisin diskutimet mes palëve për të arritur në një marrëveshje që mund të finalizohet në verë. Nico Paz u bë pjesë e ekipit të Fabregas këtë verë duke u blerë për shifrën e 6 milionë euro që shkuan në arkat e Real Madridit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga