
Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina
Qëndrimi i Alberto Costës në kampin e Juventusit nuk është shumë i sigurt. Anësori portugez i cili bëri një pjesë të dytë të mirë të sezonit me bardhezinjtë, mund të transferohet në Portugali.
Për të zëvendësuar djaloshin 21-vjeçar, Juventusi tashmë është përqendruar tek Atletico Madridi. Nahuel Molina mund të transferohet në Serie A në rast të largimit të mundshëm të Costës nga Juventusi.
Siç raportojnë mediat italiane, Atletico Madrid kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë argjentinasin. Megjithatë, kontrata e Molinës me madrilenët skadon në vitin 2027 dhe Juventusi mund të kërkojë ulje çmimi.
Poll