
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani është kthyer në çështje te Inter. Mefsushori shqiptar e ka të qartë që nuk është pjesë e planeve të klubit, megjithatë ai vazhdon që të refuzojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.
Ai ishte pothuajse lojtar i Bolognas, duke marrë shkas që edhe Interi ra dakord me klubin tjetër italian. Por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, me 22-vjeçarin elbasanas që kërkon rrogë më të madhe se 1.5 milionë euro.
Sipas mediave italiane, Asllani kërkon 300 mijë euro më shumë. Në krahun tjetër, Inter dhe Bologna kanë arritur akordin që të mos takohen më, deri në momentin që shqiptari do të vendosë përfundimisht.
Poll