
Giuntoli - Araujo - Kolo Muani
Juventusi i këtij sezoni nuk po gjen stabilitet këtë sezon duke patur shumë lojtarë në infermieri. Në lupën e drejtorit sportiv të klubit, Cristiano Giuntoli janë të paktën katër lojtarë si Araujo, Hancko, Kolo Muani dhe Zirkzee.
Ditën e sotme, Giuntoli ka folur dhe për mediat përsa i përket tregut të transferimeve. “Shpresojmë të kemi lajme pozitive këtë javë për merkaton aktuale që ndodhemi.
Ne po shikojmë përreth. Lojtarët e rëndësishëm nëpër klube në janar janë më të vështirë për t’u arritur, duhet të kemi pak durim. Duhet të respektojmë shumë parametra.”
Araujo apo Kolo Muani? “Ata të dy janë lojtarë të mirë, megjithatë tregu po gjallërohet tani”, shprehet drejtori sportiv i Juventusit.
Poll