
Antony
Pasi i përfundoi huazimi tek Real Betisi, Antony tashmë do të rikthehet tek Manchester United që zotëron kartonin e tij. Megjithatë, braziliani nuk do të qëndrojë gjatë në Angli.
Siç raportojnë mediat italiane, një prej klubeve të Serie A është në ndjekje të sulmuesit brazilian. Bëhet fjalë për Comon që kërkon të sigurojë shërbimet e Antony për sezonin e ardhshëm.
Duke vënë re se sulmuesi brazilian nuk është në planet e Manchester United, Fabregas kërkon ta ketë Antonyn në skuadër për sezonin e ardhshëm. Në rast se ky transferim do të ndodhte, kjo do të ishte aventura e tij e parë në Itali.
Poll