Amir Rrahmani është shndërruar në ikonën e mbrojtjes së Napolit.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Kosovës ka qënë stabël në formacion.
Por duket se Antonio Conte po mendon seriozisht për të shtuar konkurencën për mbrojtësin. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Napoli ka hedhur sytë nga Dragusin për të përforcuar.
Mbrojtësi rumun nuk ka gjetur ende fanellën e titullarit te Tottenham ku kaloi nga Genoa për shifrën e 25 milionë eurove. Që nga mbërritja e tij në Londër ai ka luajtur vetëm 15 sfida.
Mosha e re, vetëm 22-vjeçare kërcënon pozicionin e Rrahmanit në jugun e Italisë. Napoli do të shqyrtojë mundësinë e blerjes së merkaton e verës të Dragusin për rreth 20 milionë euro.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Antonio Conte ‘kërcënon’ pozitat e Rrahmanit, shënjestron 22-vjeçarin për qendërmbrojtës
Poll