
Antonio Cassano
Ish-sulmuesi Antonio Cassano, në “Viva el Futbol”, analizoi humbjen e rëndë që pësoi Interi në finalen e Championsit kundër Paris Saint-Germain mbrëmë, duke folur edhe për trajnerin Simone Inzaghi dhe ndryshimin e mundshëm në stol për zikaltërit:
"Problemi është se nëse ndryshon trajner, duhet të kuptosh se çfarë trajneri do të marrësh. A është Interi i gatshëm të ndryshojë gjithçka? Nuk e di. Çështja e trajnerit duhet të adresohet, ai ndoshta do të shkojë në Arabi.
Sipas mendimit tim ai do të shkojë, por kë do të marrë? Kush do të jetë zëvendësuesi? I vetmi që më vjen ndërmend është Fabregas, por është një lloj tjetër futbolli”.
Poll