
Vlahovic & Yildiz
Edhe pse sulmues kryesor tek Milani është Santiago Gimenez, kuqezinjtë kërkojnë një tjetër. Rikthimi i Tammy Abraham tek Roma pas huazimit në Milano, ka hedhur në merkato prej ditësh kuqezinjtë.
I preferuari i teknikut Massimiliano Allegri dhe i Igli Tares është Dusan Vlahovic. Tekniku i Milanit kërkon ta transferojë sulmuesin serb në Milano, duke shpresuar që ai të rikthehet në formën e duhur.
Por siç raportojnë mediat italiane, Igor Tudor i është bërë pengesë Allegrit për transferimin e Vlahovic. Trajneri i Juventusit po i propozon atij të rinovojë kontratën që skadon pas një viti, duke i kërkuar të ulë pagën prej 12 milionë eurosh.
Poll