Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri dhe Tare kërkojnë Vlahovicin, problemi qëndron te paga e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri dhe Tare kërkojnë Vlahovicin, problemi qëndron te paga e
Dusan Vlahovic

Milani është ende në kërkim të një qendërsulmuesi, duke parë dhe largimet e Luka Jovic dhe Tammy Abraham. Sulmuesi serb largohet përfundimisht, ndërsa britaniku rikthehet te Roma pasi ishte i huazuar.

Trajneri Massimiliano Allegri i ka kërkuar Igli Tares të transferojë Dusan Vlahovic në Milano. Gjithashtu ky i fundit nuk bën pjesë në projektin e Juventusit dhe pritet të largohet në merkaton e verës.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani është i gatshëm të paguajë 20 deri 25 milionë euro për të transferuar Vlahovicin. Por problemi më i madh është paga e tij në Torino.

Sulmuesi serb ka një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon që i paguan Juventusi. “Djalli” nga ana tjetër, nuk mund t’i ofrojë serbit më shumë se 6 milionë euro në sezon sulmuesit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga