
Ilustrim/ Tifozët e Milan
Milani po kalon një moment tepër të mirë këtë fillim sezoni, pasi ka regjistruar tre fitore radhazi në Serie A dhe një në Kupën e Italisë. Kuqezinjtë rikthehen në fushë të dielën në mbrëmje ndaj Napolit.
Një përballje tepër e rëndësishme kjo për Milanin në këtë fillim sezoni. Një lajm i mirë është bërë i ditur sot nga kuqezinjtë. Rafael Leao është rikthyer dhe pritet të jetë gati për sfidën e radhës.
Sulmuesi portugez mori pjesë sot në seancën stërvitore së bashku me të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit. Leao pritet të jetë me grupin ndaj Napolit, por e vështirë të nisë si titullar. Portugezi pësoi një dëmtim në gusht ndaj Barit në sfidën e Kupës së Italisë.
Poll