
Massimiliano Allegri & Igli Tare
Igli Tare si drejtor sportiv dhe Massimiliano Allegri si trajner, kanë nisur nga puna tek kampi i Milanit. Ish-futbollisti shqiptar dhe trajneri italian po bashkëpunojnë për të ringritur kuqezinjtë pas një sezoni jo bindës.
Kjo dyshe, i ka pëlqyer tejmase ish-sulmuesit Alessandro Matri, i cili ka folur në një intervistë për mediat italiane.
“Allegri është trajneri që më rriti. Mendoj se është krijuar një dyshe e mirë, por ka ende punë për t’u bërë, duke pasur parasysh sezonin që sapo përfundoi i cili nuk ishte i shkëlqeyer. Jam shumë i sigurt për Allegrin dhe Taren që i janë bashkuar Milanit”, u shpreh Matri.
Poll