
Kyle Walker
Kyle Walker do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Manchester City, për të nisur një të re në kampionatin italian.
Afrimi i mbrojtësit anglez në ekip, padyshim që do të detyrojë Milan të largojë një tjetër. Emerson Royal pritet të jetë i sakrifikuar te “Djalli”. Një makth i vërtetë për tifozët kuqezi, Royal nuk ka treguar nivel te Milan, duke qenë kandidati kryesor që mund të largohet.

Emerson Royal
Madje, Milan pritet t’i bëjë dalje që tani, në merkaton e janarit. Interesimet për brazilianin nuk mungojnë, pasi Galatasaray po mendon seriozisht për mendimin e tij. Bisedimet kanë nisur dhe pritet të shihet si do të vazhdojnë.
Poll