Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Afër Championsit? S'merrem me matematikë, shijoj momentin", habit Thiago Motta: Nuk i bëj vetë formacionet

Shkruar nga NEWSPORT
"Afër Championsit? S'merrem me matematikë, shijoj
Thiago Motta

Bologna ka triumfuar në transfertë përballë Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Maradona”, përfundoi me fitoren 0-2 të Bolognas. Pas kësaj sfide ishte pikërisht trajneri i këtyre të fundit, Thiago Motta që ka folur para mediave.

Një hap larg Champions League, si po e përjetoni?

“Unë nuk bëj llogari matematikore, kam vënë të gjithë energjinë time në dispozicion të ekipit dhe po shijoj këtë moment me këta djem fanastikë. Jam i lumtur për tifozët që na ndjekin dhe i përjetojnë këto momente duke na mbështetur edhe në vështirësi, por mbi të gjitha jam i lumtur për lojtarët e mi”.

Shumë ndryshime në 11-shen titullare?

“Kjo ndodhi sepse të gjithë meritojnë të luajnë. Portierët që kemi janë të shkëlqyer dhe Ravaglia meritonte minuta. Nuk jam unë ai që i bëj formacionet, unë i besoj asaj që shoh gjatë javës. Janë ata që më bëjnë të kuptoj, thjeshtë jam i kujdesshëm të gjej inputin e duhur nga secili prej tyre”.

Pse u largua Zirkzee në minutën e 73’?

“Duhet ta shohim dhe ta vlerësojmë situatën e tij, nuk e di ende. Ai ndjeu dhimbje në gjurin e majtë, por ne nuk e dimë ende”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga