
Milani po kalon një moment vërtetë të mirë pasi njeh vetëm fitore në tre ndeshjet e fundit në Serie A. Kuqezinjtë rikthehen nesër në fushën e lojës për të luajtur në Kupën e Italisë me Leccen.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Massimiliano Allegri doli në konferencë për shtyp për mediat. “Kupa e Italisë është një garë e ndryshme nga kampionati, është një çështje vendimtare dhe nuk ka kohë shtesë.
Nuk mund të shkojmë te penalltitë, të cilat janë llotari. Kemi për detyrë të fitojmë dhe nuk do të jetë e lehtë, do të duhet të kemi qasjen e duhur.
Nkunku? Mund të nisë si titullar, por kjo nuk është një mundësi për të treguar se kush ka luajtur më pak, është një shans për të avancuar.
E përjetoj ndryshe ndeshjen në tribunë. Shpresoj që nesër të jetë hera e fundit, nuk mund të përballoj të jem përsëri aty.
A do të rikthehet nesër Leao? Absolutisht jo. Do ta vlerësojmë atë të enjten ose të premten përpara sfidës ndaj Napolit”, u shpreh Allegri.