
Christopher Nkunku
Milani përforcoi repartin ofensiv të ekipit falë nënshkrimit të Christopher Nkunku gjatë merkatos së verës. Francezi la Chelsea për t’u bashkuar me kuqezinjtë për shifrën e 37 milionë eurove.
Në prezantimin e tij ditën e sotme si lojtar i Milanit, ai ka konfirmuar se për të kishte interes edhe Interi.
“A më kontaktoi Interi? Lexova diçka, por nuk fola kurrë me askënd nga ata. Kur agjenti im përmendi mundësinë e transferimit te Milani, nuk u mendova dy herë dhe i thashë po”, u shpreh Nkunku.
Poll