Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"8 mlionë euro për rinovimin?", reagon agjenti i Theos Hernandez: Janë gënjeshtra, duan të vendosin lojtarin kundër tifozerisë

Shkruar nga NEWSPORT
"8 mlionë euro për rinovimin?", reagon agjenti i Theos
Theo Hernandez

Shumë “zëra” në Itali kanë raportuar ditët e fundit se Theo Hernandez nuk është dakord që të rinovojë me Milanin dhe se ka kërkuar 8 milionë euro rrogë. Megjithatë, agjenti i francezit ka folur dhe ka hedhur poshtë të gjitha këto spekullime, duke thënë se duan të vendosin futbollistin kundër tifozërisë kuqezi.

“Gjërat që publikohen mbi kërkesat 8 milionë euro në sezon për rinovim s’janë të vërteta. Duan të vendosin lojtarin kundër tifozerisë. E vërtetë që kemi 4 muaj që s’kemi biseduar me klubin, sepse hera e fundit është në maj-qershor, kur na pyetën nëse ishim të kënaqur te Milani dhe ne i thamë “Po”.

Dëshira e Theos është të vazhdojë të luajë me Milanin dhe është i lumtur në Milani. Por, deri tani oferta e rinovimit ende nuk ka mbërritur te ne”, është shprehur agjenti i mbrojtësit të majtë francez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga