
Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinalistë të Europa League dhe Conference League. Atalanta dhe Roma ia dolën të sigurojnë fitoren përkatësisht ndaj Liverpool dhe Milan, ndërsa Fiorentina u ndal në barazim nga Plzen.
Të tilla rezultate kanë bërë që Italia të thellojë diferencën me Gjermaninë ndjekëse për pjesmarrjen e 5 ekipeve në Champions League. Tashmë janë vetëm një hap larg dhe gjithçka do të varet nga ndeshjet e Atalantës dhe Fiorentinës.
Në këtë mënyrë skuadra “bergamaske” dhe “vjollcë” kanë në dorë “fatin” për pjesëmarrjen e 5 ekipeve italiane në Champions League duke filluar që nga sezoni i ri. Atalanta e Gjimshitit duhet të kalojë Liverpool, me sfidën e parë që ka përfunduar 3-0 në favor të italianëve, ndërsa po ashtu duhet që edhe Fiorentina të sigurojë kualifikimin ndaj Plzen.
Në këtë mënyrë me kualifikimet e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të siguronte zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions nga sezoni i ardhshëm me 5 ekipe.